Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur
Si Yll, Dashuria
Ti akoma gjumë s'po fle,
Natës rri edhe mendon...
Në qiell të zi,një yll atje
Kujtime të largëta,të zgjon!
Ti rrëmon kohën e shkuar,
Dhe jashtë nxjerr një dashuri
Ashtu si një gur të çmuar
Që toka mban,në thellësi!
Në zemër,ajo mbuluar mbeti
Dhe tok me zemrën,akoma rreh
S'e fshihu koha,as e treti
E gjallë,mer frymë endé!
Sonte zemrën ta trazon,
Si një yll,që ndezur rri
Që nga larg,dhe përgjithmonë
Do shkëlqejë kjo dashuri!
- poezi nga Vaso Dushi
{{uname}}