>
LETERSISHQIP

Djalli Vetë

Ajo tjetër tani josh,
Na u ndanë rrugët në jetë,
Mbaj mend, kur më thosh:
'Unë jam djalli vetë'

Pa të, zemra mbeti bosh
Shpesh më merr edhe malli
Por s'kuptoj, përse më thosh:
'Unë jam vetë djalli'

Sytë e saj kaltëroshë,
Përpara, sikur i kam
I mbaj pranë, dhe pse më thosh:
'Sytë e djallit janë'