Vaso Dushi Poezi
Vaso Dushi

Tema: Poezi Dashurie


Kur Dashuria Troket

Do qetësohet deti,
Por prapë do dallgëzojë,
Shpirti që shuar mbeti,
Prapë do dashurojë!

Por zemra e 'varros'
Një dashuri me zorr,
Dhe lulet ia vendos
Përsipër si kurorë!

Se Dikush dashurinë,
E mbjell,edhe e korr
Vendos për fatin tim...
Unë gjë s'kam në dorë!

Në zemrën,që bosh mbeti
Kur dashuria troket
Derën mbyllur,po e gjeti
I ka çelësat vetë!

- Poezi nga Vaso Dushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0