>
LETERSISHQIP

Në Breg Të Lumit

Para shtëpisë,kalon një lumë
Qe nga larg,i vrullshëm,zbret
Në breg,ulesh ti në gjunjë
Mikun tënd,të kthehet pret!

Ja dhe shkëmbi,mbi lumë rri
Nxin i tëri,dhe trishtim sjell
Që atje lart,shkau këmbë e tij
Ra dhe humbi,mes ujit të thellë!

Uji rrjedh i vrullshëm shumë,
Degë e gjethe sjell dhe gurë
Mikun tënd,një ditë,ky lumë
Ta mori,e s'ta solli kurrë!