>
LETERSISHQIP

Njerëzit Që Japin Mend

I urrej njerëzit që japin mend,
Lexojnë ndoshta një libër,e kurdisen,
Tregojnë gjërat e librit,vend e pa vend,
Ndonjë të huaji i kapardisen!
Ndonjë të huaji i japin mend,pa menduar
Që atë libër,ai mund ta ketë shkruar!

Dhurata

Është e vështirë tjetrit ti bësh dhuratë,
Sidomos kur s'e njeh,s'është aspak e lehtë!
Për të mos i hedhur kot paratë,
Bliji kruajtsen e dhëmbëve më të shtrenjtë!