>
LETERSISHQIP

Syri I Nënës

Më fort u ndez qielli mbrëmë,
U shtua një tjetër yll,
Syri yt, e dashur nënë,
Si yll shkëlqen, dhe pse u mbyll!

Dhe kur yjet e tjerë flenë,
Syri i nënës, zgjuar rri
Më kërkon edhe më gjen
Yll që s'shuhet kurrsesi!

Perëndim, ti nënë, s'njeh
Edhe vdekje kurrë s'ke!
Ari mbetet ar endé
Dhe pse fshehur, rri nën dhé!