>
LETERSISHQIP

Aromë E Lules

Shkoi, moj lule, moshë e rinisë
U vyshke, dhe në tokë rré,
Dhe si kujtim të dashurisë,
Aromën tënde mbrapa le!

Aromën do të ta kujtoj sërish,
Por sytë, mes lulesh, s'do të gjejnë,
Rrojnë kujtimet e dashurisë,
Por dashurinë pas dot s'e kthejnë!