>
LETERSISHQIP

Mos Ecësh Me Kohën

Heshtje e thellë, qetësi
Asgjë s'ndihet brenda dhomës,
Syri im, i mbyllur rri
Dëgjohet veç, tik tak i orës!

I them kohës:'Prit!mos shko!
Më lër të bëj një sy gjumë!'
S'më dëgjon, s'më pret ajo
Fle e mbetem mbrapa shumë!