>
LETERSISHQIP

Një Lule

Atë vajzë e desha fort,
Si lule e mbaja në dorë,
I merrja erë, s'ngopesha dot
E shtrëngoja në kraharor!

Por lulja nga dora më ra,
E humba, dhe bota m'u shëmb...
Një ditë e pashë, zemra m'u vra
E kishin shkelur me këmbë!