>
LETERSISHQIP

E Hidhur, Lamtumirë

Një gur,zemrës i vë
Dhe nisem në mërgim
Dhe nënën vetëm lë
Atje,në vendin tim!

Rrahje e zemrës m'u ndalua
Kur ndjej të sajat hapa,
Dhe shoh,që qajnë për mua
Su sy të dashur mbrapa!

E hidhur,lamtumirë
Si lumë,lotët m'i nxjerr
Prej syve,lot i dlirë
Me mua rrugën merr!

Atdhe,mirë të gjetsha!
Pas nënën po e lë,
Së largu,në u kthefsha
Nuk di,do e gjej më!