>
LETERSISHQIP

Qen I Vogël

Ah,qen i vogël,sa të kam zili
Kur,zonjëzën tënde,e ndjek nga pas!
Zemra të mbushet me lumturi,
Dhe sytë të shkëlqejnë me gaz!

Ndonjë qenushe rrugës,të vjen pranë
Ti mospërfillës,s'lëviz as gishtin,
Zonjëzës tënde,vështrimin s'ia ndan
Dhe e ndjek,duke tundur bishtin!

Ah,qen i vogël,të dua kaq shumë,
Sa dorën,dua të ta shtrëngoj si mik!
Zonjëzën tënde,e braktisa unë
Por ti i qëndrove besnik!