>
LETERSISHQIP

Dhe Diellin S'kam C'e Dua

Gjurmomë
Në çdo sekondë të kohës tënde.
Kërkomë
Në çdo fjalë që thua, të dëgjoj me ëndje.
Gjemë rastësisht,
Ashtu, në çdo send që të çon shikimi.
Mbamë
Në çdo qelizë të mëndjes e s’do na mundë zhgënjimi.

Kujtomë, pafundsisht kujtomë.
Hidhmu, përqafomë, shtrëngomë,
E kudo, sido të jesh, këtu më ke, jetomë.

Jepmë një buzëqeshje
Dhe papritur hëna do t’u iki reve.
Do të vijë të ulet në një cep të buzëve,
Të gëzojë me neve.
Folmë
Dhe çdo fjalë, një ylldritë në hapësirë do të qëndisë.
Prekmë
Dhe nën dridhmën e gishtërinjve,
Më e qetë do të jetë dhe nata.
Mbi mua do të dremisë.
Ledhatomë me frymë.
Po me frymë shuaje diellin për mua.
Se nën dridhjen e qirinjve,
Besomë,
Po të jem me ty dhe diellin s’kam ç’e dua.