>
LETERSISHQIP

E Deshëm Atë Natë

Një rreze drite vjen,
Një dhele ere shkon,
Ca zëra që s’janë më
S’ka ditë që s’m’i kujton.
Një dallgë deti vjen,
Me dhimbje loti shkon,
Ca këngë me vete merr,
Një ditë nuk i harron.


Qyteti i tërë që flen,
Ca ëndrra më kujton:
Gjithmonë fëmijë je mbret
Dhe në bodrum kur rron.
Je mbret edhe pa qiell,
Kur topit pas i shkon.
Në gris dhe kanotierë,
S’ka nënë që të mallkon.


Te qoshja në rrugicë,
Nën llambën me neon,
Të parën herë e ndjemë
Të dashurisë aromë.
E deshëm atë natë,
Që jeta desh e zboi,
Por dita erdhi prapë,
Mbi leshterik na zgjoi.


Se detin mbaj në gjak,
Me kripë ma ëmbëlton
Dhe pse shkojnë vitet varg,
Ta sjell ndër mend s’është vonë.
Se diellin bredharak,
Që hijet m’i largon,
Shkëndi e kam n’oxhak,
Gëzim e shpresë më zgjon.