>
LETERSISHQIP

Valle, Kundravajtje!?

Era flet përçart,
Xhamat drithërojnë.
Shkallëve ngjitem lart,
Yjet do t’më mbrojnë.

Qiell qenka sonte,
Vetëm kati i tretë.
Të tjerat janë veç lajme,
Mbështjellë me gazetë.

Përçartje në ëndrra,
Ëndrra me përçartje.
Vallë, mos jam tek ti
Sonte kundravajtje?!

Ja, zbardhi, zbardhi...
Zbardhi dhe një ditë.
Shtigjeve të gjumit,
Bërtit e bërtit...

Bëma të bardhë ditën!
Fryma jote jam.
Sa e dua dritën!
Dritë veç ty të kam.