>
BIOSHQIP

Vedat Ademi: Do Jetë Një Djalë Dhurata Për Krishtlindje

06-09-2012
Vedat Ademi, kengetari i njohur i muzikes live dhe i jetes se nates ne kryeqytet, se shpejti do te behet baba. Ne pritjen e embel per t'u bere prinder, ai dhe bashkeshortja, Dorela, flasin per emocionet e bukura.

Do te jete nje djale dhe ata mezi po e presin. Madje, babi Vedati ka nisur t'i beje koncerte recitale. Dhe reagimi i tij vjen menjehere… Ca shkelmime ne barkun e mami Doreles. Muaji dhjetor, bashke me festat e fundvitit do te sjelle edhe dhuraten me te bukur ne jeten e ciftit Vedat dhe Dorela Ademi. Bashkeshortja e kengetarit aq te dashur per publikun, sidomos ate femeror, eshte ne muajin e gjashte te shtatzenise. Prej dites se pare qe mesuan lajmin e shumepritur, i gjithe cikli i jetes se tyre ka ndryshuar ndjeshem. Me te distancuar ne frekuentimin e jetes se nates dhe daljeve me shoqerine deri ne oret e para te mengjesit, pasi fokusi i momentit per te dy eshte vetem femija. Nje pervoje e panjohur per Vedatin dhe te shoqen, qe sigurisht i ka gjetur pa eksperiencen prinderore, por jo pa deshiren per te shtuar familjen dhe per t'i dhene jete krijeses se vogel qe pritet te linde pas disa muajsh.

Prinder te nje djali

Lajmi i shtatzenise ua turbulloi disi ujerat te dyve! E kishin deshiruar, por jo planifikuar ardhjen ne jete te nje femije. Edhe pse pas kater vitesh martese dhe nente vitesh lidhjeje dashurie me njeri-tjetrin, per fazen momentale, as fare nuk e kishin cuar neper mend faktin e te berit prinder. Ishte nje nga ato surprizat tipike qe te lene pa fjale, per nga befasia, duke te mbushur shpirterisht per llojin e ndjesise qe emetojne. "Dita qe mora vesh se isha shtatzene, mbetet e paharruar per mua. Ishte nje mengjes i heret, pasi mua me duhet te dal shpejt nga shtepia, ndersa Vedati, per shkak te punes dhe lodhjes gjate nates me te kenduarit neper PUB-e, i duhet te fle deri ne mesdite. Dhe kur testi i shtatzenise me vertetoi dyshimet qe kisha, i kam shkuar Vedatit te krevati, duke i bere zgjimin me te bertiturat dhe euforine time. Te dyve na erdhi gjithcka kaq e paparashikuar. Ne muajt e pare te shtatzenise, as vet nuk e kuptoja ndryshimin qe po ndodhte ne trupin tim, rritjen e permasave te barkut. Ndersa tani jam ne muajin e gjashte dhe vertet kam nisur te kuptoj cdo te thote t'i japesh jete nje krijese te vogel. Ato shkelmimet e para, levizjet e bebit neper bark me kane dhene vertet ndjesine e mrekullueshme qe vetem qenia femerore mundet ta perjetoje: te qenit nene", shprehet bashkeshortja e kengetarit. Shtatzenia e 31-vjecares u ka ndryshuar teresisht jeten, perfshire edhe punet personale. Per Vedat Ademin, sezoni i veres, jo vetem i perqendruar ne kryeqytet, por edhe ne zonat turistike te vendit, shenon edhe kulmin e punes. I angazhuar me te kenduarit live, dhe projektin e nje bashkepunimi muzikor e videoklipi te ri, per Vedatin kjo eshte nje nga periudhat kur duhet te heqe dore nga shumecka per t'i qendruar prane se shoqes. Po ashtu edhe Dorela, e cila eshte e pozicionuar ne nje nivel drejtues si menaxhere e prodhimit te kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike ne rang Republike, pervec punes dhe masterit profesional qe ajo po kryen ne distance ne Amerike, i duhet te kujdeset per dy veta njeheresh, per veten dhe djalin qe pritet te linde rreth muajit dhjetor. "Jam shume i lumtur qe do te behem baba i nje djali. Tashme e kam fituar trashegimtarin tim dhe kjo gje me gezon. Kur mesova gjinine e bebit, te jem i sinqerte isha pak ne siklet, pasi ne nga Kosova i deshirojme shume femijet meshkuj. Me kete nuk dua te tregoj anen time patriarkale, edhe pse ne familje ne jemi kater vellezer dhe nje moter. Thjesht i dua shume djemte. Per momentin jam i perqendruar vetem ne shendetin e sime shoqeje dhe foshnjes. Doreles i perkedhel shpesh barkun, ndersa djalit perpiqem t'i kendoj ndonje kenge te bukur, dhe ai menjehere shkelmon. Po perjetoj nje nga periudhat me te dashura te jetes sime", thote kengetari Vedat Ademi.

Lindja, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes

Ishte zgjedhje e te dyve, qe lindjen e foshnjes ta bejne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Per ndokend qe e degjon per here te pare, ka vend edhe per habi. Por, ata te dy i kane kopsitur mire gjerat, duke menduar edhe detajin me te vogel qe ka lidhje me ardhjen ne jete te djalit. "Si une edhe Vedati jemi te pajisur me dokumente amerikane. Ime moter jeton prej shume vitesh atje, dhe mua me eshte dashur shpeshhere te shkel token amerikane. Nje arsye tjeter eshte edhe masteri ne distance qe une po ndjek. Me kane mbetur edhe dy semestra dhe nderkohe qe duhet te lind, me duhet edhe te perfundoj shkollen. Besoj se eshte dicka e mire per bebin, por edhe ne si prinder qe kemi shume ankth dhe pikepyetje rreth procesit te lindjes, sigurise gjate saj etj. Na jep me shume besim fakti qe do e lind bebin ne Amerike. Kam perpara dy misione nga me te rendesishmet per jeten time", thote Dorela. Per 31-vjecaren, qe ka zene vendin e zemres te kengetari njohur Vedat Ademi, gjithe kursi i jetes perpara se te mesonte lajmin se do te behej nene, kish qene vetem shkolle, kualifikime profesionale… Tashme asgje nuk eshte me si me pare…
(ermira isufaj/panorama)

Vedat Ademi: Do Jetë Një Djalë Dhurata Për Krishtlindje