>
BIOSHQIP

Vedat Ademi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Për Ty”

24-12-2012
Këngëtari i njohur kosovar Vedat Ademi ka publikuar klipin e tij më të ri me titull “Për ty”. Nëpërmjet një publikimi në Facebook vetë Ademi ka bërë të ditur daljen e klipit. “Ju prezantoj këngën time më të re - PËR TY! Dedikim për djalin tim Jon Art që sot mbushi 1 javë dhe dashurisë së jetës time Dorelës! Një falenderim për këtë kompozim dhe tekst të mrekullueshëm nga Vullnet Ibrahimi. Sigurisht Pro Video Albania që si çdo klip tjetër timin dhe në ktë klip punoi me shumë përkushtim dhe profesionalizëm,flm shumë gjithë stafit te Pro...Video”,-është shprehur këngëtari. Vedat Ademi është një nga artistët më të dashur dhe të preferuar për publikun shqiptar.
(shqiptarja)

Vedat Ademi, 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Për Ty”