>
BIOSHQIP

Vedat Ademi, Një Baba Rock Dhe I Përkushtuar

14-04-2013
Këngëtari Vedat Ademi është shfaqur në rrugët e Tiranës si një baba i përkushtuar, ndërsa është fotografuar këtë javë duke shtyrë karrocën e djalit të tij katërmuajsh, Jon Art.

Ai është fotografuar në zonën e ish-Bllokut me bashkëshorten, ndër këto janë daljet e para të tij pas ardhjes në jetë të djalit të tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku asistoi dhe Vedati në lindje.



Këngëtari kosovar i njoftoi vetë fansat për këtë ndryshim në jetën e tij, duke pohuar se ndihej shumë i lumtur që është bërë baba për herë të parë.

“Faleminderit Zotit për këtë dhuratë dhe këtë krijesë të mrekullueshme!”, ka shkruar Vedati.

Ndërkohë që ai vazhdon aktivitetin e tij muzikor, po përgatitet për nxjerrjen në treg të albumit të tij me këngë të reja.
(Express)

Vedat Ademi, Një Baba Rock Dhe I Përkushtuar