>
BIOSHQIP

Vedat Ademi, çdo Ditë Dhe Më I Dashuruar

14-10-2013
Ka shënuar dhjetë vjet dashuri ndaj vajzës që zgjodhi si udhëtaren e jetës. Dhe karshi dashurisë ndaj bashkëshortes, të cilën rok këngëtari mitrovicas po jeton çdo ditë, ka ndarë pak kohë të bëjë një set fotografish me dy dashuritë e tij.

Këngëtari i cili angazhimin e tij e ka shtrirë në Tiranë, qytet ky i cili shumë vjet më parë ia hapi dyert drejt suksesit, është shfaqur shumë i lumtur përkrah djalit 9 muajsh JonArt dhe zonjës së tij Dorela.



Ai gjithashtu këto ditë ka festuar 10 vjet dashuri ndaj Dorelës, ndërsa përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ka shkruar.

“10 Vite Dashuri...10 Vjet DoraDati...Falënderues që ndaj jetën me një grua si ty Dorela, sigurisht si rezultat i kësaj dashurie kemi bekimin më të madh që Zoti na e solli në këtë jetë dhe që mban emrin Jon Art... Ju DUA Pafund!”.


Vedat Ademi, çdo Ditë Dhe Më I Dashuruar