>
BIOSHQIP

Nesër Klipi “Vetem Ti” Nga Vedat Ademi

15-12-2013
Ka ndarë pak ditë pushimi me familjen në Kankun. Dhe derisa po shijon momente të bukura atje, këngëtari Vedat Ademi ka treguar se po feston edhe përvjetorin e të birit. Ademi, ndërsa po feston në mënyrën më të mirë ditëlindjen e djalit, ai ka vendosur si një dedikim atij, të sjellë një këngë të re, të cilën do ta lansojë neser.



Kështu të paktën ka bërë me dije këngëtari, ndërsa ka njoftuar se kjo këngë është punuar me përkushtimin më të madh nga ai. “Nesër publikohet kënga dhe video më e re...Një dedikim për birin...Në ndërkohë edhe pak pushime në Cancun me familjen”, ka shkruar përbri fotove nga Kankuni, të publikuar në ‘Facebook’ këngëtari.


Nesër Klipi “Vetem Ti” Nga Vedat Ademi