>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Thuaj Po” Nga Vedat Ademi

25-12-2013
Duket se pushimet kanë përfunduar për këngëtarin e njohur Vedat Ademi. Ai ka publikuar një status në faqen e tij zyrtare në Facebook ku kishte paralajmëruar publikimin e klipit të tij të radhës.

”A jeni gati për klipin e radhës... on the way to youtube... Subcribe Vedat Ademi on youtube”- ka shkruar Ademi.

Klipi titullohet “Thuaj Po” dhe këtë herë Ademi sjellë një bashkëpunim me Vin Velin.

Duket se kënga është pritur menjëherë mirë nga fansat të cilët kanë nisur ta klikojnë si dhe të komentojnë.

Ndërkohë vetëm pak javë më parë ai ka publikuar këngën “Vetëm ti” ku për protagonist është i biri JonArti i vogël, duke e sjellë këtë produksion muzikor si një dedikim për të.
(Xhulia Karavella/shqiptarja)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Thuaj Po” Nga Vedat Ademi