>
BIOSHQIP

Vedat Ademi: “Capital T është Një Talent I Rrallë”

26-07-2014
Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Vedat Ademi, ka deklaruar në një prononcim për Telegrafin se ai është shumë i kënaqur me projektet e këtij viti.

Vedat Ademi publikoi një bashkëpunim me Capital T më herët gjatë këtij viti, një projekt mjaft inspirues, që u dëgjua shumë dhe pati sukses të konsiderueshëm.

I pyetur nga Telegrafi se si vlerësoi këtë projekt, Vedati tha se ai vlerësoi para së gjithash bashkpuntorin, reperin Capital T.

“Capital T është një talent i rrallë, një reper shumë i mirë. Ishte e lehtë të bashkëpunojmë. Jam shumë i kënaqur nga ky projekt”, theksoi Vedati.

Ai shtoi se është i angazhuar shumë në koncerte, sidomos në Shqipëri.

Vedati njihet për hitet e tij “Emrin Tim” dhe “Për Ty”.
(Telegrafi)

Vedat Ademi: “Capital T është Një Talent I Rrallë”