>
BIOSHQIP

Vedat Ademi Në “Rreze Dielli”

01-08-2014
Në emisionin “Rreze Dielli” pjesë e tij ka qenë këngëtari i njohur dhe mjaft i pëlqyer i momentit Vedat Ademi. Ai zbuloi për mikrofonin e “Pink Report” mjaft detaje dhe prapaskena nga klipi i tij më i fundit “Ke harruar”, pa anashkaluar edhe prodhimet e tjera muzikore, të cilat kanë qenë të shumta e të larmishme për Vedatin gjatë kësaj periudhe.



“Ke harruar” ishte një këngë e cila më erdhi si propozim dhe nuk është larg natyrës sime. Ka një fabul me në fokus dashurinë ndërkohë shfrytëzova dhe unë këtë klip për t’u argëtuar në jaht. “Sa i përket backstages së këtij klipi Ademi shprehet se përveç lodhjes dhe momenteve argëtuese është i nevojshëm edhe përqendrimi maksimal për të realizuar interpretimin.



Gjithashtu ai ka ndarë për publikun e Pink Report projektet e reja muzikore, të cilat përveç netëve live, do të vijojnë të jenë pjesë e fokusit të tij, duke u kurorëzuar me një album, i cili të ketë këngë të reja të papublikuara më parë. Nuk të lihej jashtë fokusit të intervistës kënga dhe klipi “Për ty” i dedikuar djalit të këngëtarit Jon Artit, për të cilin Vedati thekson se është mjaft i lidhur me të dhe se JonArti është treguar mjaft i çlirët në klip. Gjithashtu ai pohon se dëshiron të ketë edhe fëmijë të tjerë në të ardhmen duke pasur 3 të tillë.