A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Vedat Ademi
  • Origin:
  • Mitrovicë 
  • Residence:
  • Shqipëri 
  • Age:
  • 36
  • Birthday:
  • 22 August 1982
  • Zodiac sign:
  • ♌ Luani
Choose star rating

Rating:  4.9 / Votes cast:  161
Music genres: Pop

Vedat Ademi is a very famous singer. Vedat Ademi eshte nje nga kengetaret me te mire shqiptare. Ai eshte nje kengetar i zhanrit Rock & Pop. Ai ka bere buje me shume kenge te tij te cilat per shume kohe te gjate kane qene hite dhe ka zene vend ne top-listat shqiptare. Zëri dhe sfida e tij “live” e kanë bërë të jetë in në Tiranë. Vedati performon live bashke me instrumentistet Kledi Bahiti, Endrit Shani dhe Klodi Hidri. Vedat Ademi eshte paraqitur neper emisione te ndryshme ai poashtu njhet edhe per vokalin e tij te fuqishem si dhe forcen e interpretimit live. Ai eshte paraqitur edhe ne shume festivale.

Në Prill 2005, Vedat Ademi merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Asgje Si Ne Enderr".

Në Maj 2007, Vedat Ademi merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Më Mashtruan Sytë", me te cilen arrin deri ne naten finale. Kenga u kthye ne hit.

Në Nëntor 2007, Vedat Ademi merr pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën "Mall Qe Djeg".

Në Maj 2008, Vedat Ademi merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Mund Te Ishim Bashke", ku ai eshte bashkautor i tekstit me Big Basten. Kenga behet pjese e finales..

Në Dhjetor 2008, Vedat Ademi & Samanta Karavella marrin pjesë në Festivali i 47-të në RTSH me këngën "Po Me Prite".

Në Maj 2010, Vedat Ademi merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "Koha S'kthehet".

Në Dhjetor 2010, Vedat Ademi merr pjesë në Zhurma Show 2010 me këngën "Koha S'kthehet".

Në Qershor 2011, Vedat Ademi merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 me këngën "Koha S'kthehet".

Në Nëntor 2010, Vedat Ademi merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Yjet S'bien Shpesh", ku arrin deri ne finale duke rrembyer keshtu cmimin "Best Rock" dhe duke u vleresuar me 323 pikë duke zene keshtu vendin e 11-të.

Në 14 Shkurt 2011, Vedat Ademi publikon albumin e pare "Koha S'kthehet", qe permban 10 kenge.

Më datë 4 Prill 2011, Rezarta Shkurta & Vedat Ademi publikojnë videoklipin "Dua Te Iki Larg". Kenga per jave te tere ishte ne krye te hitparadeve shqiptare dhe ishte pjese e top 10 kengeve me te mira te vitit 2011. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Rezarta Shkurta & Vedat Ademi u paraqit në këto festivale: Netët e Klipit Shqiptar 10 (2011), VFM 2011 (2011), ku rrembeu dy çmime "Vidiospoti me I mire Duet", "Vidiospoti me I mire Pop".

Në vitin 2011, Vedat Ademi nxjerr nje videoklip te titulluar "Emrin tim" nje videoklip ky i xhiruar nga "Pro...Video". ‘Emrin tim’ eshte nje kenge e rrymes rock dhe ne listen e dhjete e hiteve shqiptare te veres, kjo kenge mbante vendin e 4.

Në Nëntor 2011, Pirro Cako & Vedat Ademi marrin pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "Vetem Buje", ku arrijne deri ne finale duke rrembyer keshtu çmimin "Kënga Stil" dhe duke u vleresuar me 540 pikë nga artistet e ketij festivali dhe duke rrembyer çmimin e dytë. Per 50 vjetorin e festivalit te RTSH, ai paraqitet me version rock te kenges ‘Eja’, e kenduar ne vitet ne ’90 nga kantautori Ardit Gjebrea.

Në vitin 2012 ai nxjerr nje tjeter videoklip te titulluar "Një jetë me ty". Nje kenge kjo shume e sukseshme me nje videoklip te xhiruar serish nga "Pro...Video". Vedat Ademi merr pjesë në "Dancing with the stars Albania" dhe u vleresua vendin e dytë.

Në Tetor 2012, Vedat Ademi merr pjesë në Zhurma Show 2012 me këngën "Nje Jete Me Ty", ku nominohet per cmimin "Best rock".

Në Nëntor 2012, Vedat Ademi merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Ne Frymen Tende", me te cilin fitoi cmimin "Best Dance" dhe renditet ne vend te 4-t.

Më datë 15 Dhjetor 2012, Klan Kosova & Friends publikojnë videoklipin "Ne Kemi Një Vend". Ne festivalin e RTSH paraqitet si kompozitor me kengen "Ylli polar" e kenduar nga Kelly, e cila ishte pjese e finales. Ne 16 dhjetor 2012 vjen ne jete Jon Art, femija i tij i pare.

Ne 23 dhjetor 2012, Nje jave pas lindjes se Jon Art, Vedat Ademi publikon kengen "Per ty", nje krijim i Vullnet Ibrahimit dhe nje dedikim special per djalin e tij.

Në Prill 2013, Vedat Ademi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 12 me këngët "Nje Jete Me Ty" dhe "Per Ty".

Më datë 19 Maj 2013, Vedat Ademi & Yllka Kuqi publikojnë videoklipin "Në Zemër Të Mbaj". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Në Qershor 2013, Vedat Ademi merr pjesë në SVFM 2013 me këngën "Per Ty", ku nominohet per cmimin Best Balade.

Në Tetor 2013, Vedat Ademi merr pjesë në Zhurma Show 2013 me këngën "Per Ty", ku fiton 2 cmime, cmimi i Medias dhe Interprtuesi me I mire mashkull..

Më datë 16 Dhjetor 2013, Vedat Ademi publikon videoklipin "Vetem Ti", dedikuar djalit të tij për një vjetorin. Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Olti Curri. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 25 Dhjetor 2013, Vedat Ademi publikon videoklipin "Thuaj Po", në bashkëpunim me Vin Veli. Muzika e këngës u punua nga Vin Veli, Briz Musaraj, teksti u shkrua nga Olti Curri, ndërsa për orkestrimin u kujdes Vin Veli, Briz Musaraj. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 11 Prill 2014, Capital T publikojnë videoklipin "Hapat E Mi", në bashkëpunim me Vedat Ademi. Muzika e këngës u punua nga Mixey, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Mixey. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Capital T marrin pjesë në SVFM 2014 në vitin 2014.

Më datë 23 Qershor 2014, Vedat Ademi publikon videoklipin "Ke Harruar", ne bashkepunim me Ermal Mamaqin. Muzika e këngës u punua nga Marsel Gunga, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Vedat Ademi merr pjesë në Zhurma Show 2014 në vitin 2014.

Në Nëntor 2014, Vedat Ademi merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Asgje Njesoj". Ndryshe nga titulli, Vedati mbetet po i njëjti në stil dhe në performancë. “Vij këtë vit për të plotësuar dëshirën e fansave për të më parë në skenë por edhe për dëshirën time për të qenë pjesë e këtij kompeticioni”-shprehet ai. “Kam muaj që punoj për këtë këngë”, tregon Vedati, që njëkohësisht nuk është shkëputur nga muzika live dhe koncertet jashtë Shqiprisë.

Më datë 13 Shkurt 2015, Vedat Ademi publikon videoklipin "Ben Ftohte". Me këtë këngë, Vedat Ademi merr pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015.

Më datë 27 Nëntor 2015, Vedat Ademi publikon videoklipin "Panorama". Muzika e këngës u punua nga Kledi Bahiti, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Vedat Ademi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 15 në vitin 2016.

Më datë 4 Prill 2016, Vedat Ademi publikon videoklipin "S’kom Me Ta Fal". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga Petro Xhori. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Vedat Ademi merr pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016.

Më datë 5 Gusht 2016, Vedat Ademi publikon videoklipin "Thirrem Dashuri". Muzika e këngës u punua nga Endrit Shani, teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Endrit Shani. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Më datë 17 Dhjetor 2016, Vedat Ademi publikon videoklipin "Më Mirë Me Zemër", në bashkëpunim me Vullnet Ibraimi. Muzika e këngës u punua nga Vullnet Ibraimi, teksti u shkrua nga Vullnet Ibraimi.

Më datë 21 Maj 2017, Vedat Ademi publikon videoklipin "Let Me Love". Muzika e këngës u punua nga Marsel Gunga, teksti u shkrua nga 2 Step. Me këtë këngë, Vedat Ademi merr pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017.

Më datë 20 Korrik 2018, Vedat Ademi publikon videoklipin "Zemren Time Ke". Muzika e këngës u punua nga Endrit Shani, teksti u shkrua nga J Gashi.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Submissions by:  Annonim    oriad  

Twitter

Account

Youtube

Channel

Instagram

Account

Add New

Official Profiles


More news about Vedat Ademi »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2018