Tema: Poezi Për Stinët

Pemët Në Verë

Mollës -së hollës
iu ka tharë fyti,
për një gotë ujë
Dielli e mbyti.

Dardhës -së bardhës
iu ka tharë dora
nga vapë e verës
lëngon e gjora.

Kumbulla -sumbulla
s’mund t’i thotë kuj:
si t’shkojë të lumi
të pi pakëz ujë.

I pari -kopshtari
zgjohet që më natë,
pemëve të etura
u jep limonatë…

- poezi nga Vehbi Kikaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.1 / Votuan:  10