>
LETERSISHQIP

Ne Qershor

Pritnim te na ndaje librezat
mesuesi me kravate te blere
qershor ka qene – me qershia
e lule te bukura me ere…

Nje cast n harroi ne klase,
shikonte n’dritare te vet
po c’dritare? Ai shihte kohen
dhe dinte ne jete c’na pret.

Njeri e bart neper tela
fuqine e lumit nen pyll,
tjetri ben shifra dhe mat
largesine nga toka ne yll.

Ky ben projektin e ures
a t’uzines sipas deshire,
ai n’ledhe t’qytetit te zhdukur
lexon mbishkrimet ilire.

Nje mjeke me ilace t’reja
jeten i zgjat nje femise,
nje trim i prin batalionit
ne roje t’atdheut e lirise…

Kush e di me tutje c’deshironte
mesuesi n’dritare te vet,
po rruga qe ai me tregonte
sa bukur, sa bukur – me pret.