TEKSTESHQIP

Vellezerit Zena
Si Bilbili Në Pranverë
Lyrics

Si bilbili në pranverë
këndon pa pushue,
Ah moj zemër, moj e mjerë
Qenke djegë e përvëlu

Përse m’dhe kaq mundime
Se nuk mundem t’i mbaj,
Shumë po hek zemra ime
Nat’ e ditë me lot po qaj.

Si bilbili baj figan
Edhe gjuha s‘më pushoi.
M’u doqj zemra si pervan
Gjet xhanamin që kërkoi.

Të gjithë të shofim more xhanam
asnjeri nuk të njef
je nji lule n’Elbasan
vetëm kush ka sy të shef.

Zemrën time ç’ma ka pik
gjuha tate mre xhanan
Myzyri t’u ba ashik
ty moj lule n’Elbasan