>
BIOSHQIP

Venera Lumani, Gati Për Pjesmarrjen Në Festivalin E Rtsh-Së

15-11-2014
Venera Lumani, e afirmuar tashmë për publikun si këngëtare. Famën e arriti falë fitores së saj në spektaklin "The Voice of Albania 2". Ka qenë më se aktive në vitin 2014, ka publikuar disa këngë dhe dy videoklipe. Në një intervistë për teksteshqip.com Venera na ka rrëfyer gjithçka rreth eksperiencës gjatë këtij viti dhe të rejat e saj...

TeksteShqip: Venera, nuk ka kaluar shumë kohë nga lansimi i këngë suaj më të fundit "E Doja". na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Venera Lumani: "E doja" është kompozim i Endrit Shanit, me tekst të Endrit Mumajesit dhe videoklipin e ka realizuar Tomato Producrion, klipi është regjistruar në Shkup dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.



TeksteShqip: Për çfarë flet kënga dhe kujt i dedikohet?

Venera Lumani: Kënga flet për një dashuri të humbur dhe u dedikohet të gjithë atyre që gjejnë vetën brenda saj.

TeksteShqip: Videoklipi është punuar nga produksioni "Tomato" në Maqedoni. Si lindi ideja që ta realizosh klipin me këtë produksion. Ta ofruan ata këtë bashkpunim?

Venera Lumani: Është një gjë që është menduar nga Ministria e Arsimit, ashtu siç kam konkuruar unë me këngën, kanë konkuruar edhe Tomato dhe janë përzgjedhur po ata për të punuar me klipin.

TeksteShqip: Keni marrë këtë vit pjesë edhe në Top Fest me këngën "Mos më numëro". Sa jeni ndarë e kënaqur me suksesin e kësaj kënge?

Venera Lumani: "Mos më numëro" për fat të mirë po gëzon sukses të madh, si në festival ashtu edhe më gjërë. Përveç çmimit "Balada më e mirë", ajo po rrëmben edhe zemrat e publikut, ka njerëz që e dëgjojnë dhe e pëlqejnë tej mase.

TeksteShqip: "Natë e Parë", aktualisht është kënga më e dëgjuar e juaja dhe e të dashurit tuaj Lindit. Na flisni pak për këtë projekt dhe lidhjen tuaj...?

Venera Lumani: Për këtë këngë s'ka nevojë të flas shumë, gjërat janë siç po shihen, kënga pëlqehet, shijohet nga të gjithë ashtu siç e kemi shijuar edhe ne. Sa për lidhjen mund të them se çdo gjë po hec për së mbari, gjë që më kënaq dhe më përmbush.



TeksteShqip: Kemi dëgjuar se këtë vit do të merrni pjesë në festivalin e rtsh-së për të konkuruar në Eurovision? Do na zbulosh disa sekrete të vogla...

Venera Lumani: Po, këtë vit do jem pjesë e Festivalit të këngës në Rtsh me një këngë shumë të fuqishme nga ana emicionale. Bashkëpunëtorët janë Endrit Shani për muzikën dhe Big Basta për tekstin.

TeksteShqip: Keni qenë fituese e "The Voice of Albania 2". Sa po e ndjekni tani këtë spektakël dhe a keni nostalgji për të përjetur sërish emocionet e një gare si ato të The Voice?

Venera lumani: Të them të drejtën s'e kam pasur mundësinë ta ndjek shumë, por Voice është program që gjithmonë të jep kënaqësi. Padiskutim ndjej nostalgji për atë kohë aq të bukur, por s'mendoj se do i isha kthyer përsëri sepse tashmë më presin punë të tjera në karrierë. Voice ishte një nismë e fuqishme.

TeksteShqip: Jeni në fillimet e karrierës, por a e shihni albumin si një projekt tuajin madhor që do donit ta realizonit në të ardhmen?

Venera Lumani: Definitivisht, po mendoj për këtë projekt të madh, por mendoj se ka shumë punë që duhet dalë nga dalë të realizohet më shumë përkushtim dhe profesionalizëm.



TeksteShqip: Për festat e fundvitit do ketë diçka tjetër përveç pjesmarrjes në festivalin e Rtsh-së?

Venera Lumani: Për fundvit do jem në Shkodër në një koncert, e sigurisht s'do mungojnë dhe netët live në vijim.

TeksteShqip: Venera, faleminderit që gjete kohë për intervistë. Ke diçka për të shtuar në fund...

Venera Lumani: Faleminderit juve, është kënaqësi. Ju uroj shëndet dhe pozitivitet.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Venera Lumani, Gati Për Pjesmarrjen Në Festivalin E Rtsh-Së