Venera Lumani nuk po ju ndahet festivaleve. Pas sukseti të madh që pati me këngën "Dua të jetoj" në festivalin e Rtsh-së, ajo ka vendosur që të rikthehet me një këngë të re e cila do të jetë pjesmarrëse në Top Fest 12.
Kënga quhet "Love", dhe muzika & teksti kësaj here i janë besuar këngëtares Rona Nishliu, Venera ka zgjedhur Ronën pasi e mendon si një nga artistet më të veçanta që ka Kosova.
Venera ishte edhe vitin e kaluar pjesë e Top Fest 11, me këngën "Mos më numëro" ku arriti deri në finale dhe rrëmbeu çmimin "Best Balade".