>
BIOSHQIP
Biografia
Vesa Smolica është këngëtare, kantautore dhe moderatore nga Kosova. Vesa ka përfunduar shkollën e lartë të muzikës “Lorenc Antoni” në Prirzren, gjithashtu diplomuar edhe në degën Marketing. E njohur si vajza e talent show-ve është bërë pjesë e festivaleve dhe spektakleve garuese si: “Gjeniu i Vogël” (2006), “Këngët e Shekullit (2007)”, “The Voice Of Albania”. Gjithashtu pjesëmarrëse edhe në disa edicione të “Top Fest”. Ajo është fituese e çmimit të parë në festivalin Grand Prix në Bullgari dhe fituese e çmimit ndërkombëtar në Ohrid Fest në 2022-shin. Vesa në diskografinë e saj ka mjaft këngë këngë të njohura dhe vazhdon të ndjekë mbrëmjet muzikore live duke interpretuar dhe performuar nën emrin Vesa Smolica & Agron Peni Band.

“Gjeniu i vogël”, edicioni i dytë u organizua në vitin 2006 me një pjesëmarrje më të gjerë dhe me një filtër më të imët ku u përzgjodhën vetëm 60 fëmijë. Në natën e fundit përballën në garën e fundit Glenis Dume e Vesa Smolicën nga Gjakova. Vesa Smolica u bë protagoniste e mjaft çmimeve të tjera sidomos për cilesitë e vërteta interpretative dhe repertorin e gjerë muzikor si cmimi I Tv Klan, cmimi i publikut, cmimi Promotor, cmimi i Finalistet dhe çmimi i vendit te dytë. Me pas merr pjese ne Këngët e Shekullit dhe ne shume aktivitete te tjera muzikore si muzike live me grupe dhe ne vende te ndryshme.

Në vitin 2006, Vesa Smolica ishte finaliste në Gjeniu I Vogel 2.

Në Maj 2008, Vesa Smolica & Indrit Mesiti marrin pjesë në Top Fest 5 me këngën "Perandor" me tekst dhe kompozim te Idrit Mesitit.

Në Maj 2009, Vesa Smolica merr pjesë në Top Fest 6 me dy kenge. Ne duet me Aleysis, ne gjuhen angleze sjell "Silence breaking" me tekst dhe kompozim nga kengetari Aleysis Corey. Ndersa kenga e dyte pjesmarrese ishte e titulluar "Nuk Kam Pse" kompozimi dhe teksti-Bojken Lako ku u nominua Best Rock & Alternativ me te cilin arriti ne finale.

Më datë 26 Tetor 2010, Artistet E Gjakoves publikon videoklipin "Qyteti I Humbur".

Në Maj 2013, Vesa Smolica merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Kujtim Qe S'thuhet".

Në Qershor 2011, Vesa Smolica merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Rruge". Pjesmarrese e festivalit modern shqiptar bashke me grupin Friends me kenge te kompozuar dhe me tekst nga vete grupi Friends.

Në Maj 2012, Vesa Smolica merr pjesë në Top Fest 9 me këngën "Pendimi", e kompozuar nga Adamac,orkestruar nga Zzap & Chriss me text nga Valtrim Haxhija.

Në vitin 2013, Vesa Smolica merr pjesë në The Voice Of Albania 3.

Më datë 21 Gusht 2013, Shkelzen Doli publikojnë videoklipin "Vendit Tim", në bashkëpunim me Artan Bakija, Vesa Smolica, Ruzhdi Sadiku & Agron Peni.

Më datë 7 Mars 2014, Cyanide publikon videoklipin "Ushtarin Tem", në bashkëpunim me Vesa Smolica.

Më datë 23 Maj 2015, Vesa Smolica publikon videoklipin "Veç Na". Muzika e këngës u punua nga vetë Vesa Smolica, teksti u shkrua nga vetë Vesa Smolica. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.

Më datë 2 Tetor 2015, Vesa Smolica publikon videoklipin "Sixtynine".

Më datë 22 Korrik 2016, Ardit Çuni publikon videoklipin "Jena Na", në bashkëpunim me Vesa Smolica. Muzika e këngës u punua nga Marsel Gunga, Vesa Smolica, teksti u shkrua nga Vesa Smolica, 2 Step, ndërsa për orkestrimin u kujdes Marsel Gunga. Videoklipi u prodhua nga Sebastian Production.

Ne vitin 2017, Vesa Smolica ka prezantuar së fundmi Kosovën në festivalin “New Music” të mbajtur në Bullgari. Në këtë festival morën pjesë plot 100 konkurrentë të rinj nga të trevat e ndryshme, ndërsa Smolica ishte ajo e cila u kurorëzua me çmimin e parë. Këngëtarja ka arritur të sigurojë pikët maksimale nga juria dhe publiku, pas interpretimit të këngëve “Na lini të jetojmë”, dhe “Brand new me”. E lumtur për këtë fakt, Vesa ka lajmëruar të gjithë fansat e saj në rrjetin social Instagram, duke i përshëndetur ata, njëkohësisht duke marrë plot urime për këtë ditë të shënuar në karrierën e saj.

Më datë 24 Mars 2017, Vesa Smolica publikon videoklipin "Du Me T'pas".

Më datë 7 Shtator 2017, Vesa Smolica publikon videoklipin "Asnjo Si Une". Muzika e këngës u punua nga Vesa Smolica, Dj Cekic, teksti u shkrua nga vetë Vesa Smolica, ndërsa për orkestrimin u kujdes Dj Cekic. Videoklipi u prodhua nga Asha.

Më datë 15 Tetor 2017, Vesa Smolica publikon videoklipin "Du Me T'pas (Klevi Remix)".

Më datë 23 Korrik 2018, Vesa Smolica publikon videoklipin "Ty T’Kam". Muzika e këngës u punua nga vetë Vesa Smolica, teksti u shkrua nga vetë Vesa Smolica.

Më datë 15 Dhjetor 2018, Vesa Smolica publikon videoklipin "Qielli I 7" dhe është kujdesur vetë për muzikën dhe tekstin e këngës. Orkestrimi i këngës u punua nga K-Master.

Më datë 30 Mars 2019, Vesa publikon videoklipin "Tjetra". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Vesa Smolica. Produksioni audio u realizua nga K-Master.

Më datë 23 Qershor 2019, Dj Dagz, Dj PM & Vesa publikojnë videoklipin "Mora Testin", që është ripërpunim i këngës së Nexhmije Pagarushës e sjellë në version të veçantë vokalisht nga Vesa. Videoklipi është realizuar me qellim të promovimit të bukurive natyrore nga Agon Nimani, ndërkaq producentë të këngës janë Rzon, Dagz dhe PM. Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti është realizuar nga Don Gima.

Më datë 13 Shkurt 2020, Vesa Smolica publikon videoklipin "Mbreti I Tradhetise". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Vesa Smolica. Produksioni audio u realizua nga K-Master.

Më datë 13 Qershor 2020, Vesa Smolica publikon videoklipin "N'shpirt", në bashkëpunim me Faton Maculën. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Vesa Smolica. Produksioni audio u realizua nga Gezim Lazri.

Më datë 2 Tetor 2020, Vesa publikon videoklipin "Kaj". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Vesa Smolica. Produksioni audio u realizua nga Gezim Lazri.

Më datë 3 Mars 2021, Vesa publikon videoklipin "Njesoj". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Vesa Smolica. Produksioni audio u realizua nga Mixey.

Në Shtator 2022, Vesa Smolica merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "A Po Gezohesh".

Më datë 4 Mars 2024, Vesa Smolica publikon videoklipin "M’ke Dashtë". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Vesa Smolica. Produksioni audio u realizua nga Gezim Lazri.
DËRGOI: