TEKSTESHQIP
SVFM 2013
Më datën 15.05.2013 bordi organizativ i Starcard Vidoefesti Muzikor 2013 ka shpallur nominimet në 16 kategoritë.Në vazhdim ju japim listën e spoteve të nominuara për "Starcrad Videofesti Muzikor 2013":


VideoSpoti më i mirë në kategorinë Best New Artist:

1.Robb Daddy ft Xhinxha - We Party
2.Yll Limani - Lartë Mbi Yje
3.Dessa - Zjarr, Zjarr
4.Neki Emra - Të vdes apo të pres
5.Klepto - Klepto in this...


VideoSpoti me Regjinë më të mirë:

1.Mc Kresha - Cok guzel
2.Flori - Pa jetë
3.Kaos - Ngoje Zemrën tem
4.Elvana Gjata ft 2Po2 - Beso
5.Nora ft Zzap & Chris,Bim Bimma - Gangsta


VideoSpoti më i mirë në konkurrencën e Grupeve:

1.NRG Band - Magdalena
2.Kaos - Ngoje Zemrën tem
3.Exiles - Underground Reggae
4.NA - Jam zgjuar
5.Aragona Band ft Rozana Radi - Tepër jemi dashtë


VideoSpoti Me i Mire Duet/Ft:

1.Andos Ft. Dj Dalool - Ti je ajo
2.Elvana Gjata Ft. 2Po2 - Beso
3.Ermal Fejzullahu Ft. Gena - Ajo
4.Adrian Ft. Florian - Ngjyra e Kuqe
5.Adelina Tahiri Ft. Eglit Doda - Kujtimi


VideoSpoti më i mirë i zhanrit Baladë:

1.Vedat Ademi - Për ty
2.Jehona Sopi - Unë do ti laj këmishat tua
3.Flori - Pa jetë
4.Besart Halimi - Dhimbje
5.Aurela Gaçe - Shpirt i shpirtit tim


VideoSpoti më i mirë i zhanrit Pop Folk

1.NRG Band - Magdalena
2.Edona Llalloshi - Hape zemrën
3.Dren Abazi & Zig Zag Orkestra - Natën
4.Blero - Ajo apo ti
5.Ermal Fejzullahu & Gena - Ajo


VideoSpoti më i mirë i zhanrit Rock:

1.NA - jam zgjuar
2.Magnituda - Jack, Rock, & Tripa;
3.Genc Salihu - Krejt andrrën


VideoSpoti më i mirë i zhanrit Rap Hip-Hop:

1.Mc Kresha - Cok guzel
2.Gheto Kheasy - N'Prishtinë
3.Lyrical Son - Qëllimi
4.Kaos-Ngoje zemrën tem
5.F-Kay - Shuj


VideoSpoti më i mirë i zhanrit RnB:

1.Nora ft. Zzap & Chris,Bim Bimma - Gangsta
2.Capital T - Zero
3.Elvana Gjata ft 2po2 - Beso
4.Etnon ft. Stine,Dj Blunt & Real 1 - On Fire
5.Tuna - I asaj


VideoSpoti më i mirë i bashkëpunimit:

1.Nora ft Zzap & Chriss, Bim Bimma - Gangsta
2.Aragona band ft Rozana Radi - Tepër jemi dashtë
3.Dj Flow ft Avimi B, Mc Kresha & Lyrical Son - Çele Çadrën
4.Genta ft Dj Blunt & Real 1 - Ole Ole
5.Etnon ft. Stine,Dj Blunt & Real 1 - On fire


VideoSpoti më i mirë në kategorinë Dance:

1.Andos & Dj. Dalool - Ti je Ajo
2.Kaltrina Selimi - Gjithmonë me ty
3.Genta Ft.Dj Blunt & Real 1 - Ole Ole
4.Blero - Ajo apo Ti
5.Adrian Ft. Florian - Ngjyra e Kuqe


VideoSpoti me Styling më të mirë:

1.Nora ft Zzap & Chris,Bim Bimma - Gangsta
2.Jehona Sopi - Unë do t'i lajë këmishat tua
3.Kaltrina Selimi - Gjithmonë me ty
4.Tuna - I asaj
5.Vesa Luma - 24 orë


VideoSpoti me performancën më të mirë:

1.Mc Kresha - Cok guzel
2.Adrian ft Florian - Ngjyra e Kuqe
3.Tuna - I asaj
4.Flori - Pa jetë
5.F-Kay - Shuj


VideoSpoti më i mirë i zhanrit Pop:

1.Aragona Band ft. Rozana Radi - Tepër Jemi dashtë
2.Alban Skenderaj - Mirëmëngjes
3.Dafina Zeqiri - Bloodah
4.Miriam Cani - Ti e di përse
5.Vesa Luma - 24 orë


VideoSpoti më i mirë në konkurrencën e Meshkujve:

1.Lyrical Son - Qëllimi
2.McKresha - Cok guzel
3.Alban Skenderaj - Mirëmëngjes
4.Flori - Pa jetë
5.Besart Halimi - Dhimbje


VideoSpoti më i mirë në konkurrencën e Femrave:

1.Vesa Luma - 24 orë
2.Kaltrina Selimi - Gjithmonë me ty
3.Dafina Zeqiri - Bloodah
4.Jehona Sopi - Unë do t'i lajë këmishat e tua
5.Tuna - I asaj


VideoSpoti më i mirë në kategorinë BEST ALL:

1.Mc Kresha - Cok guzel
2.Kaos - Ngoje Zemrën Tem
3.Flori - Pa Jetë
4.Dafina Zeqiri - Bloodah
5.Elvana Gjata Ft. 2Po2 - Beso

Videoklipi i këngës “Pa jetë” nën interpretimin e këngëtarit nga Shqipëria, Flori Mumajesi, është fituese e edicionit të 10-të të Videofestit muzikor.
Organizimi kishte ndryshime nga herat e kaluara. Pas parakalimit në tapetin e kuq, ku dalloheshin këngëtaret tona me dukjen e tyre glamuroze, më pas ishte radha për ndarjen e çmimeve.

Salla “1 Tetori” ishte e mbushur nga fytyrat prominente, të cilat u argëtuan ashtu sikurse të gjithë shqiptarët nga performanca të ndryshme dhe nga një prezantim i shkëlqyer i udhëhequr nga Benet Kaqi.

Grupi “Marigona” iu rikthye skenës duke perfomuar një prej këngëve të reja, teksa performancë të zjarrtë bënë edhe Adrian Gaxha dhe Floriani që kënduan hitin e tyre “Ngjyra e Kuqe” bashkë me këngën e re “Kjo Zemër”.

Vlen të përmendet se Kaos performuan premierë këngën e tyre të re “Hajde a po Dalim”, teksa Ardian Bujupi tregoi pse është një shkallë më lart se sa këngëtarët tjerë të zhanrit pop, me një paraqitje skenike të nivelit ndërkombëtar. Asnjë prej performancave nuk ishte e drejtpërdrejt (live), por ‘playback’.

I kthehemi çmimeve. Best Male u rrëmbye nga Flori me videoklipin e këngës “Pa Jetë”, teksa Max Production dominoi edhe në kategorinë Best RnB ku Elvana Gjata dhe 2po2 rrëmbyen çmimin e videoklipit më të mirë.

Best Female, për performancën më të mirë femërore sigurisht s fitoi favoritja Tuna me videoklipin “I Asaj”, teksa bashkëpunimi më i mirë i takoi Norës dhe Bim Bimmas me këngën “Gangsta”, përkundër faktit se aty ishte edhe videoklipi i këngës “Beso” që u prit ta fitonte këtë çmim. Edhe regjia më e mirë i takoi këngës “Gangsta”.

Entermedia, për dallim nga edicionet e kaluara, kësaj radhe u vlerësua lart nga Videofesti. Super produksioni nga Kosova u shpërblye me jo më pak se gjashtë çmime, duke treguar primatin në tregun e videove muzikore bashk me Max Production nga Shqipëria.

Videoklipi më i mirë Hip Hop i shkoi MC Kreshës dhe këngës “Cok Guzel”, teksa grupi më i mirë ishte “K-os” me këngën “Ngoje Zemrën Tem.

Dominancën e tij me cmimin e tretë dhe më të madh atë të videoklipit më të mirë të vitit e vendosi këngëtari dhe producenti Flori, me këngën “Pa Jetë” të realizuar nga Max Production.

Videofesti muzikor 2013

Best Group - Kaos (Ngoje Zemrën Tem)
Best Featuring – Nora ft. Bim Bimma (Gangsta)
Best Rap Hip Hop – MC Kresha (Cok Guzel)
Best Male – Flori (Pa Jetë)
Best Rock – Na (Jam zgjuar)
Best RnB – Elvana Gjata ft. 2po2 (Beso)
Best New Artist – Neki Emra (Të vdes apo të Pres)
Best Pop – Dafina Zeqiri (Bloodah)
Best Female – Tuna (I asaj)
Best Directing (Regjia) – Nora ft. BimBimma (Gangsta)
Best Dance – Adrian Gaxha ft. Floriani (Ngjyra e Kuqe)
Best Pop Folk – Ermal Fejzullahu ft. Gena (Ajo)
Best Promo – Vesa Luma (24 orë)
Best Styling – Jeohna Sopi (Unë do t’i laj këmishat e tua)
Për karrierën e tyre u shpërblyen Fisnikët
Best Balad – Flori (Pa Jetë)
Best Duet – Elvana Gjata ft. 2po2 (Beso)
Best Performance – Tuna (I Asaj)

Best Video – Flori (Pa Jetë)
Image 119390
Image 119327
  • SVFM 2013
  • Viti: 2013
  • 04/06/2013 - 04/06/2013
  • Salla 1 Tetori, PRISHTINE
  • Prezantuesit: Benet Kaçi
  • TV: RTV 21
  • Radio: Radio 21