>
BIOSHQIP

Vigan Shehu, Së Shpejti Në Top Fest 12

20-02-2015
Vigan Shehu, i cili u bë i njohur falë pjesmarrjes së tij në reallity show Big Brother Albania është i kyçur në muzikë prej shumë kohësh. Ai ka publikuar disa projekte të cilat janë në duet me mikun e tij Edberin ndërsa së fundmi ka publikuar një këngë solo e cila quhet "Nuk e Mendoja". Për detjet e tjera rreth këngës na flet vetë Vigani në intervistën në vazhdim...

TeksteShqip: Vigan, keni publikuar së fundmi videoklipin tuaj më të ri "Nuk e mendoja". Na flisni pak rreth projektit?

Vigan Shehu: Po ky është projekti më i ri nga unW i cili është realizuar në studion time "ViVa Melody" ku u bënë disa muaj që studioj, tani është hapur, ku është bërë një punë shumë e madhe sidomos te pjesa e gjirimit të klipit ku jemi nda shumë të kënaqur me punën që është bërë dhe me publikun se si e kanë pritur.



TeksteShqip: A ishte pikërisht Shën Valentini arsyeja e publikimit të këtij videoklipi?

Vigan Shehu: Po pikërisht Shën Valentini ka qenë aryeja që unë kam dashur ta publikoj klipin për shkak temës që ka pasur kënga dhe klipi.

TeksteShqip: Çfarë tematike trajton kënga dhe me kënd ke bashkpunuar kësaj here?

Vigan Shehu: Tema e këngës është për një çift të dashuruar po që nuk janë më bashk por që ndarja është e pashmangshme për të dhe që në mendjen e tij kujtohen shpesh kujtimet e bukura për të, ndërsa për bashkpunim jam munduar që të bashkpunoj me rrethin tim më të ngushtë ku për muzikën dhe tekstin jam përkujdesur vet ndërsa për klipin "Intro Picture" nën rexhinë e Altina Kusarit.

TeksteShqip: Jeni bërë i njohur nga një Reallity Show si Big Brother. Si lindi ideja për tu kyçur në muzikë, jeni marrë edhe më përprara me këtë gjë?

Vigan Shehu: Po, tani bëhen 14 vite që mirrem me muzikë, ku kam kryer shkollën e muzikës për klarinet, dhe kam kryer shumë kurse të tjera për instrumente si kitarja, piano, harmonika etj.

TeksteShqip: Keni disa bashkpunim me shokun tuaj Edber, a do të ketë sërish?

Vigan Shehu: Po fillimet e karrierës time sa i përket këndimit kanë qenë me Edberin, por jo njëherë nuk do të ketë por shpresoj se pse jo mbas një kohe.



TeksteShqip: Vëllai juaj është këngëtar, Valon Shehu një këngëtari i njohur për publikun? Sa ndikon ai në projektet e tua muzikore dhe a do të kemi së shpejti ndonjë bashkpunim?

Vigan Shehu: Po është e vërtetë unë sa herë që kam ndonjë projekt apo nisi të bëj diçka konsultimet e para i bëj me Valonin që është një shtyllë për mua sa i përket muzikës, ndërsa për bashkpunime veq jemi duke menduar dhe shpresoj se shumë shpejt mund të ketë befasira nga ne.

TeksteShqip: Po jeta private? Jeni "single"?

Vigan Shehu: Jeta private shumë bukur një jetë e qetë ashtu siç jam edhe vet por që akoma singel.

TeksteShqip: Vjet morrët pjesë në Top Fest 11. Do të jeni sërish aktiv në festivale?

Vigan Shehu: Po do jem edhe këtë vitë në Top Fest me një baladë të bukur të realizuar nga unë.



TeksteShqip: Po koncerte gjatë verës, do të jenë në planet tuaja?

Vigan Shehu: Po jemi duke punuar shumë që një ndër pikat kryesore të jenë Koncertet e verës.

TeksteShqip: Vigan, faleminderit që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund dëshiron të përshëndesësh lexuesit?

Vigan Shehu: Kënaqësia ishte e imja dhe ju falenderoj shumë juve dhe gjithë lexuesit e juaj qofshit gjithmonë mirë me shëndet dhe lumturi në jetë me rrespekt Vigan Shehu.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Vigan Shehu, Së Shpejti Në Top Fest 12