>
LETERSISHQIP

Ki Mall!

Ki mall për mua, i dashur,
Vend në ëndrrën tënde më bëj.
Ndieje krahun e një zogu të mardhur,
Ti fli, po buzëqeshje dhuroji, të lehtë.

Ki mall për mua, i dashur,
Kur stinët njëra–tjetrën të përshëndesin,
E malet të shkundin dëborën e bardhë,
Ti zgjohu, për të pritur mëngjesin.

Ki mall për mua, i dashur,
Kur, mbushur prush me “lule violet”,
Deg’ e qershisë të prekë dritaren tënde,
Mes tyre shih fytyrën time të zbehtë.

Ki mall për mua, i dashur,
Kur, nën blirët të shetisësh në behar,
Me aromat dehëse, të ngrohta të jetës,
Një puhizë timen, ti ndiej, si më parë...

I dashur, ki mall për mua!...
E diel 12 shkurt 2012 ora 11:00