>
LETERSISHQIP

Thjeshtësi

DIELLIN ndiej mbi lëkurë, të nxehtë, të freskët, dashurisht.
Dashurisht më përqafon e buzës m’i rrëshqet një puthje,
Një puthje çdo ditë më përkëdhelëse, më të ngrohtë,
Nga e tija ngrohtësi hapin petlat e vallëzojnë të gjitha lulet.

Dhimbjen, dëshpërimin, lotët,
M’i sjell e fundit rreze e tij,
Po sërish ai ballin më prek me të gjelbërën buzë,
Dhe ma gjallon, përskuqur, dashurinë.

S’ia kam fshehur kurrë fytyrën.
Zemrën i kam vënë përpara,
Me krenarinë e të qenit femër,
Me rrudhat dhe flokët e mi të bardha!!!

Vetëm me Diellin jam dashuruar.
E martë 7 shkurt 2012 ora 09:00