>
LETERSISHQIP

Takohemi Në Qiell

Kur malli të të marrë për sytë e mi,
Kur dëshirë të kesh t’i puthësh lehtë,
Të flasësh me ta heshturazi,
Takohemi në qiell.

Kur malli të të marrë për puthjen e dëlirë,
Kur duart të zgjatësh drejt timit përqafim,
Kur loti i mallit të ngrijë në fytyrë,
Takohemi në qiell.

Kur buzës t’i kërkosh fjalën e ngrohtë,
Kur zemrës t’ia ndiesh rrahjet me gulçimë,
Kur faqen të kërkosh në supin tënd të fortë,
Takohemi në qiell.

Atje, në të bardhën qetësi,
Atje, në kaltërsinë aromë mirë,
Atje, praruar rrezesh dielli,
Përjetësisht atje, në qiellin tonë të lirë.