>
LETERSISHQIP

Dialog

Personazhi i parë: AI

Të të harroj s’do mundem kurrë,
Të kam ndjekur pas në shekuj,
Bëhu rrobë për trupin tim,
Ta vesh, të të ndiej mbi zemër.

Personazhi i dytë: AJO

Zemra kur t’më heshtë një ditë,
Sytë ngultas do mbaj tek ti,
Dorën vërma përmbi ballë,
Mos e zbrit, lëre aty.
E shtunë 5 nëntor 2011 ora 13:00