>
LETERSISHQIP

Oh, Atë Natë!

...Oh! Atë natë!
Kur po vdisnin yjet e fundit,
Pranë m’u ule, bija ime.
Kokën vure në prehrin tim.
Të përkëdhela flokët e bukur.
Ti ndërtove të nesërmen, agim!

Oh! Atë natë!
Kur yjet e fundit po vdisnin...
Zëri m’u shua në pëshpërimë.
Ti cicëroje, cicëroje si zog.
Flisje për të nesërmen, agim.
Zemra në gjoks m’u dogj!

Atë natë, kur yjet e fundit vdisnin.

(Në kllapinë e dhimbjeve)
E martë 9 gusht 2011 ora 18:30