>
LETERSISHQIP

Të Përcjell Unë Tek Sinori

Dy kafé, dy gota birrë,
Strukur rrinë në vetmi.
Jashtë derdhen bubullimat,
Vetëtimat mbjellin zi.

Nata ësht’ e nxirë pus.
Yjtë ikur kanë larg.
End pëlhurën merimanga,
Kllapën ngritur njërit çark.

Prandaj, thashë, rri këtu,
Mos i prishim qetësinë,
Kësaj nate kaq të zhurmshme,
Zemrave që trokëllijnë.

Prangat që na kanë pranguar,
T’i godasim ne fuqishëm.
Le të na i bluajn’ kockat,
Pluhur për agim të shndritshëm.

Pastaj shko drejt lamtumirës,
Të përcjell un’ tek sinori.
Merr me vete vetëtimat,
Lerma zjarrin kraharorit.
E diel 15 maj 2011 ora 20:30