>
LETERSISHQIP

Fluturoj Drejt Lindjes

Humbi vler’e kohës si çdo gjë tjetër,
Më nuk të dërgon fjal’ e përshëndetje.
Ç’ka mbetur vallë nga dëshirë e vjetër?
Ajo, e mbytur, mos pluskon mbi dete?

Heshtja e gjatë i thyen konturet,
Si kocka që dhembin, dhembin në shpirt.
Mërzi ditënata të mbështjell mjegull,
Bosh – i mbush së fundi ditën pa dritë!

Në netët e nxehta ftohtë ke shumë,
Mbulesat e ngrohta të therin në trup,
Makthet ëndrra ta kanë trembur gjumin,
Zgjimin e kërkon, po s’e gjen askund.

Tallazet e detit përpijnë në çast,
Varkën e ndarjes, që shtyn pa mëshirë,
Flet vazhda e bardhë që mbyllet sakaq,
Krahë pulëbardhash mbi valët hapësirë.

Ti gjumin të qetë ma bëj tani,
Ëndërr e bukur e natës së ftohtë,
Me vello malli mbi trupin e ngrirë,
Futuroj drejt lindjes bashkë me zogjtë.
E mërkurë 27 tetor 2010 ora 15:00