>
LETERSISHQIP

Sa Shumë Të Trishtova

Je shumë i trishtuar, kuptoj,
Këmbëngulja jote ma zhveshi koracën,
E dija ç’do të ndodhte më vonë,
Nuk rezistova. Gabim i pafalshëm.

Nëse të lëndova, ndodhi pa dashur,
Falje të kërkoj gjer në përgjërim.
Nëse unë, fajtore, të lëndova shumë,
Kristalin e lotit ktheja syrit tim.
...
A të kujtohet, i dashur,... këmbët freskonim
në ujin pranë?
Në livadh zbathur kur loznim atëherë?
Dy qershi mbanim lidhur në një rrëfanë,
I hanim së bashku me buzëqeshje zemre?

Sa shumë të trishtova...
Të lutem, më fal...

E diel 27 qershor 2010 ora 09:50