>
LETERSISHQIP

Si Munde?

Janë ca ditë, janë ca net: të verdha, të kaltra,
Janë ca orë, janë ca çaste: të hirta e plumb,
Që marrin me vete copa mendimesh,
Grisur, shqyer si në të rëndin gjumë.

Si munde, si munde të më thuash në agim,
Atë fjalë të çmendur, dëgjuar kurrë më parë?
S’e ndjeve si më pëlciti zemra në kraharor,
Theu, shkallmoi, shkeli mbi shpirtin e vrarë?

Që rrugën t’i hapnin vrastarit kalim,
Degët e shelgjeve u ngritën lart...

Shekujt e pritjes numërojnë të rërës kokrriza,
Lotët deti grumbullon në breg,
Përdore më marrin maska pa trajta, pa ngjyra,
Më tërheqin, më tërheqin larg... Ah, tokë nuk prek!

Si frymë e butë do të kthehem tek ti.
Në ëndërr a zgjuar, do të të gjej, e di, e di.
E shtunë 19 korrik 2014 ora 19:15