>
LETERSISHQIP

Zemër E Kuqe

Zemër e kuqe jam, jam vetëm shpirt,
Ndryrë mbaj sekretin tim të florinjtë,
Apologjinë e ëndrrave, besimit.
Mos ma lëkund rripin e tokës, që vetëm unë e di!

Zemër e kuqe jam, jam vetëm paqe,
E shpërthej si lulet nga era e ngrohtë,
Petlat fluturojnë mbi gjokset e zbuluara.
Mos i shkatërro shtigjet që prekin dashuritë!

Nëse edhe ti, i dashur, je si unë,
Eja, ta puthim diellin,
Të rrezatojmë së bashku.
Pelinin me orkidenë ta shartojmë sot.

Ta vrasim çelësin,
T’i çlirojmë yjet,
Që klithin mbyllur në barkun e natës.
Të selitim, në zemrat e kuqe, kopshte jargavanësh.

E diel 8 shtator 2013 ora 11:30