>
LETERSISHQIP

Globi Është I Vogël

Flas për vete, ty s’të kam pyetur, i dashur, kurrë...

Një gotë verë mbi tavolinën e trishtimit,
Rrotulloj në duar.
Në pusin e heshtjes, tjetrës, iu copëtuan buzët e fjalëve.

Diku je ti.
Një pasqyrë liqeni thyer në mijëra copa,
Diellin kafshon.
Nën qerpikun tim bie pa reshtur shi.

Mbi supet e tua vitet kanë ecur:
Të dashuruara? Të kënaqura? Të lumtura? Shpejt?
Vetull ngrysura vitet e mia,
Gri - ja rrugë e tyre, një trajektore e drejtë.

Mbështillet lëmshi i jetës sime,
Tel me gjemba që zemrën gërvisht.
Çdo ditë ma zvogëlon jelekun e ëndrrës,
Sustat një nga një ndryshken, mjerisht.

Globi është i vogël për dashurinë time të madhe,
Vetëm me një fytyrë...
TY!
E shtunë 29 dhjetor 2012 ora 22:00