>
LETERSISHQIP

Në Vend Të Testamentit

Po të të nis lulëzimin e pranverës delikate, të blertë, të roztë,
Hijeshia e saj nuk i prek fytyrat.
Po të të nis një rreze dielli nga qyteti im i ftohtë,
E di, tashmë janë fshirë të gjitha ngjyrat.

Po ti,
Falmë, të të nis mirënjohjen time pafund,
Falmë, të të nis respektin tim pakufi,
Falmë, të të nis miqësinë time me themel të sinqertë,
Dhe, lejomë, të të nis edhe fare pak dashuri,
Me peshë sa penda e mjellmës,
Shkruar të gjitha në pergamenë të vlertë.
2015-11-26