>
LETERSISHQIP

Sytë S’I Hapa Dot

Dhimbjen prek, tek zbret ballit tim të vjetër.
Se u këputën e humbën rruazat e viteve,
Pragut tim i veshën psherëtimën,
Më zvarrisin konopët e zinj... të mallkimeve.

Premtimet e tua m’i therën në ag,
Sytë e përgjumur s’i hapa dot,
Shkallëve të memorjes zbres pak nga pak,
Pamundësinë vras dhe më rigojnë lot.

E rraskapitur, tokës shkalafitem pa zë,
Se Diellin të gjithë po ma marrin, të gjithin.
Unë, hallkat e dëshpërimit nuk mund t’i thyej më,
Zërat e furtunës... më ushqejnë trishtimin,
Këtë mëngjes, të zymtë, gri.
E enjte 4 shtator 2014 ora 04:30