>
LETERSISHQIP

Origjina E Vuajtjes

Kur vija ndërmjet jetës dhe vdekjes ngushtohet,
Kur emri juaj çdo ditë dhe më shumë harrohet.
Ndërsa dinjitetin provojnë që të ta groposin,
Biografinë tëndë të lirisë mundohen që të ta njollosin.

Atje ku për çdo hap rruga të duket më e gjatë,
Atje ku fondet janë të ulëta ndërsa borxhet shtohen ditë e natë.
Kur problemet për fajin tënd janë duke u shtuar,
Dhe nuk ke shpresë sepse ti je “çështje e përfunduar”.

Kur je duke pritur për një mrekulli që as ti nuk e beson,
Dhe një shpëtimtar që nuk je i sigurt a ekziton.
Aq shumë është jeta ime e lënduar në çdo vend,
Sa që dhimbjet e mia askujt nuk mund t'i shkojnë ndermend.

Dhe tani ende pa ndalim po kërkoj,
Një përgjigje për tërë këtë fatkeqësi që po përjetoj.
Edhe nëqoftëse pushon, fillo përsëri kërkimin,
Sepse për ty, të madh do e ketë ndikimin.

Por çfarëdo që të bësh kurrë nuk duhet të presësh,
Sepse kurrë nuk i dihet se kur mund të vdesësh.
Edhe kur brenda vetes ende ndihesh i vetmuar,
Mos harro se gjithmon është një qëllim për të cilin je duke jetuar.

Askush nuk mund t'i dëgjonte thirrjet e mia të vazhdueshme,
Askush nuk mund t'i besonte ngjarjet e mia të pa imagjinueshme.
Jam bërë skllav i mendjes sime që po errësohet,
Dhe entuziazmi im për jetën çdo ditë po largohet.

Çdo ditë unë i rrethuar nga kater mure luftoj me vetveten,
Por vetëm unë ndryshova, ndersa muret ashtu mbeten.
Nësë nuk provon, kurrë nuk ke për ta ditur,
Sepse ndoshta vetëm një rrugë të ndan nga jeta e shumëpritur.

Mos harro se të gjithë fituesit në një kohë ishin të mbushur me dyshim,
Sepse për të arritur suksesin duhet më shumë sesa një udhëtim.
Kur e realizon qëllimin mendon për vështirësitë që ke kaluar,
Dhe shijon jetën të cilën ti vetë e ke merituar