>
BIOSHQIP
Biografia
Violeta Marku-Turkeshi, eshte nje kengetare e shquar dibrane, te ciles qysh ne moshen 6 vjeçare i eshte verejtur talenti nga arsimtaret e saj, ku pas nje viti ne programet e shkolles, e kendon per here te pare kengen "Mu Te Furra Ke Pazari", kenge e cila ishte si fillim i karrieres se saj. Ne vitin 1966 behet antare e shoqates kultrore-artistike "Liman Kaba", shoqate e cila tubonte te rinjte e te rejat dibrane per rruajtjen e dokeve dhe traditave, si dibrane, ashtu edhe mbare popullore shqiptare. Merr pjese ne shume turne si ne: Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni, me ç'rast ka fituar dashamiresi te mbare publiku me zerin e saj te embel, elegant, e shume terheqes. Ka fituar shume çmime dhe veshje tradicionale kombetare, qe ia kane dhuruar neper programe qe i ka mbajtur. Si udherrefyesi dhe perkrahesi i saj ishte i ndjeri z.Musa Piperku, person te cilin Violeta e adhuronte shume dhe jo vetem ajo, por i gjithe ansambli, sepse ka qene nje njeri i dashur, e i rrespektuar. Ajo eshte e martuar me Pertef Turkeshin, nje njeri i shkolluar, e mjaft i talentuar, me te cilin ka dy vajza dhe dy djem. Malli per djalin dhe vajzen e saj, qe i ka ne Amerike, ia ngerthen zemren, sepse siç thote ajo, gurbeti eshte ai qe i ndan njerezit me njeri-tjetrin. Ka kenduar kenge te Fitnete Rexhes,Luçije Milotit,Hafsa Zyberit etj. Ajo per 30 vjet i ka kenduar poullit, trimave, dashurise, Dibres, me bashkepunim shume here me Sulejman Boroven. Kenga me e dashur e saj ka qene kenga "Me Mire Ne Pyll Se Ne Qytet". Jeton ne Diber, ku pritet qe prej saj se shpejti te editohet nje album me kenget e saja.
DËRGOI: