>
BIOSHQIP

Edhe Visar Peja Braktis Festivalin “Kënga Ime”

16-04-2014
Visar Peja ka marr vendim që të mos jetë pjesë e festivalit “Kënga ime”, në Shqipëri, si pasojë e pjesëmarrjes së Zdravko Çoli. Ai e ka konfirmuar këtë vendim për KultPlus, dhe, sipas tij, organizatorët e këtij festivali treguan se nuk kanë lidhje me përjetimet e popullit të Kosovës

Njësoj sikurse Hysni Klinakun, edhe Visar Pejën, këngëtarin kosovar e ka irrituar pjesëmarrja e Zdravko Çoliqit në festivalin e këngës shqipe “Kënga ime”.

Si pasojë e kësaj, Visar Peja ka marr vendim që të tërhiqet nga kjo garë muzikore. Ai e ka konfirmuar për KultPlus se nuk do të jetë pjesë e festivalit “Kënga ime”.

“Sigurisht që nuk do të jem pjesë e këtij festivali. Atë çfarë bënë definitivisht treguan që nuk kanë lidhje me përjetimet tona. Kur në Rashkë të Serbisë akoma po nxirren eshtrat e shqiptarëve, ata ftojnë një këngëtar serb të jetë pjesë e këtij festivali. Po le të ju mbetet në përgjegjësi dhe fytyrë të tyre”, ka thënë Peja.

Peja më pas është shprehur se akoma nuk e kupton pse do të duhej të ftohej një këngëtar serb në një festival të muzikës ku prezantohen vlerat e muzikës shqiptare, dhe, sipas tij, nëse veç e donë aq shumë, atëherë le ta organizojnë një koncert në stadium, por jo në nivel institucionesh.


Edhe Visar Peja Braktis Festivalin “Kënga Ime”