>
BIOSHQIP

Visar Rexhepi, Përfaqësuesi Ynë Në Festivalin Malazezas

26-06-2015
Ai njihet prej 20 vjetësh si një artist i veçantë në artin e muzikës shqiptare, ngase prej tij kemi shijuar mjaft hite të cilat çdo ditë i gjejmë në transmetim të mediave tona. Është ky Visar Rexhepi, një artist me përmasa të mëdha, i cili me datën 30 qershor do na përfaqësojë në festivalin e madh "Sunçane Skale" që do mbahet në Mal të Zi. Visari këtu është këngëtari i vetëm shqiptar, ku do nderojë jo vetëm qytetin e tij të lindjes Shkupin, por mbarë ne shqiptarëve. Prezencën në festival do e shënojë kënga e titulluar "Zemër", të cilës tekstin ia ka bërë Avni Qahili, muzikën Kris Martin dhe aranzhmanin Dojçini. Kënga do jetë konkurentë në natën internacionale dhe më 30 qershor do jetë nata revijale e festivalit.
Në ndërkohë, po zhvillohet një votim online në faqen e festivalit, ku aty Visari është në konkurencë direkte për vendin e parë. Këtu është e nevojshme mbeshtetja jonë që të votojmë direkt në këtë link: http://suncaneskale.org/?fb=09
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)