TEKSTESHQIP

Vitori Balili
13 Male Ne Kembe
Lyrics

Trembëdhjetë male në këmbë
trembëdhjetë Bilbilenjtë
trupat varur në Janinë
nami vajtur në Dovlet
Kurvelesh ç’i bëre djemtë?

Bilbinjtë trembëdhjetë
vanë në litare vetë
e vanë në litare vetë
si ata trimat me fletë
si ata trimat me fletë

I rrite me halle shumë
pa rritur i bëre burra
me aromë trëndeline
me ujë pirë nga gurra.

Bilbinjtë trembëdhjetë
vanë në litare vetë
e vanë në litare vetë
si ata trimat me fletë
si ata trimat me fletë

Një emër trimi u vure
se trimat një emër kanë
besë e nder i dhanë flamurit
trimat në litarë vanë
fol bilbil Shakua një fjalë.

Bilbinjtë trembëdhjetë
vanë në litare vetë
e vanë në litare vetë
si ata trimat me fletë
si ata trimat me fletë

Dale bej të dredh cigarë
dal të hedh çepenë mbi ballë
dal të puth shokët me rradhë
dal të shoh një herë vatanë.
për ta malli do më marrë.

Bilbinjtë trembëdhjetë
vanë në litare vetë
e vanë në litare vetë
si ata trimat me fletë
si ata trimat me fletë

DËRGOI: