>
BIOSHQIP

Vjollca Haxhiu: “Nuk Kam Dalë Nga Stili Im”

22-02-2014
Edhe pse është kritikuar për dalje nga stili i saj, këngëtarja Vjollca Haxhiu nuk çanë fare kokën. Ndonëse kënga “Hej Dj” po arrin të pëlqehet mjaftë shumë në publik, duke arritur deri në 500.000 klikime, këngëtarja mohon të ketë dalë nga ky stil për të cilin thotë se e ka pasur gjithmonë dhe që nuk e ka ndryshuar asnjëherë. “Nuk është e vërtetë që flitet se unë kinse kam dalë nga stili im në këngën ‘Hej Dj’.

Në fakt unë me këtë stil e kam krijuar karrierën time muzikore dhe do ta vazhdoj edhe më tej. Kënga ‘Hej Dj’ ka thyer rekorde në tregun muzikor dhe kjo më bënë të jem shumë e lumtur”, ka thënë ajo për “Zëri”. Vjollca gjatë viteve të fundit ka pasur një mori suksesesh në bashkëpunimet me Sabri Fejzullahun, Medën etj. Ajo në të ardhmen planifikon bashkëpunime të radhës, por që për momentin preferon të mos i zbuloj.

“Bashkëpunimet më kanë sjellë mjaftë shumë suksese.Të gjitha këngët me Sabriun janë bërë hite, e po ashtu edhe potpuria në ‘Emra Com’ që ka qenë me Sabriun, Medën, Sinanin, Ermalin dhe Rozanën vazhdon të pëlqehet ende. Ndërkaq sa i përket bashkëpunimeve në të ardhmen, vazhdoj të kem kërkesa nga kolegët, por tani për tani nuk mund të zbuloj se cili do të jetë dueti i radhës. Por ajo që mund të them, është se do të ketë duete të reja në të ardhmen”, shprehjet në fund Vjollca.
(Zëri)

Vjollca Haxhiu: “Nuk Kam Dalë Nga Stili Im”